Pushtimi i “alienëve” kërcënon ekosistemin e Antarktikut

06/07/2013 22:11

Sidnej - Në kontinentin e ngrirë të Antarktikut, shkencëtarët ua kanë frikën alienëve - jo atyre nga jashtë tokës, por nga ata që i sjellin turistët me anë të xhepave apo çantave. Farat dhe bimët, të cilat sillen aksidentalisht në Antarktik, të cilave shkencëtarët iu referohen si “bimët aliene”, mund ta rrezikojnë mbijetesën e atyre që rriten aty.