Astronautët: Në gjithësi vjen erë e metalit të nxehtë

24/07/2013 22:22

Astronautët, që kanë dalë për “shëtitje” jashtë stacionit kozmik ndërkombëtar, vazhdimisht flasin për një erë specifike në gjithësi, të cilën e ndiejnë në rrobat dhe pajisjet e tyre.

Astronautët pohojnë se ndiejnë “erë të thekshme të mishit të pjekur, të metalit të ngrohtë dhe të saldimit”. Është një erë deri atëherë e papërjetuar. “Kurr s’do ta harroj atë erë”, kishte deklaruar nga gjithësia më 2009 Kevin Ford, astronaut i agjencisë kozmike amerikane NASA.

Kolegu i tij, Don Peti, deklaronte pas misionit më 2003 se ishte e vështirë të përshkruhej ajo erë, porse më së afërmi i shkon ajo e metaltë.

“Bëhet fjalë për aromë goxha të këndshme, të ëmbël, metalike. Më kujton verën studentore kur punoja shumë orë, duke riparuar pajimet me vegla për saldim. Me kujton erën e këndshme, të ëmbël të saldimit. Kjo është aroma e gjithësisë”, deklaronte ai.

Kimisti i agjencisë kozmike amerikane NASA, Stiven Pirs, konsideron se aroma metalike ndoshta vjen nga vibrimi i joneve.

Brendia e stacionit kozmik ndërkombëtar ka një erë më shumë “tokësore”. Peti, i cili kohë më parë është kthyer nga një mision gjashtëmujor në gjithësi, tha se stacioni ka një erë ndërmjet ofiçinës e laboratorit, ndërkaq kur përgatiten gjellëza ndihet edhe aroma e mishit të pjekur të lopës.