Zenia e Henes (Eklipsi)

17/07/2013 12:49

ComputerHotline - Lunar eclipse of 2007 March 3 animation (by).gif

Zënia e Hënës (Eklips).Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt. Pasi diametri i Diellit është shumë herë më i madh se i Tokës, gjerësia e hijes konike në largësinë e hënës nga Toka është 2,6 herë më e madhe se diametri i hënës. Kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj.

Eklipset e Hënës ndodhin vetëm kur Hëna është e plotë, pra kur ajo gjendet në opozitë me diellin. Gjatë kohës së eklipsit të plotë hëna nuk humb tërësisht, por do të ndriçojë shumë dobët. Ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferë tokësore. Eklipsi i hënës shihet nga e tërë hemisfera e Tokës, e cila në atë kohë është e kthyer nga Hëna. Eklipsi i henes mund te zgjase deri ne 1 ore e 45 minuta. Eklipsi i henes ndodh 1 here ne vit.