Big Bang


Big Bang, është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme.  Sipas kozmologëve, termi Big Bangpërgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponueshme në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më pare) ), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.


Georges Lemaître propozoi atë që u njoh si teoria e Big Bangut rreth origjinës së Universit, megjithëse ai e quajti atë "hipoteza e atomit të parë". Ky model bazohet kryesisht në relativitetin e përgjithshëm të Albert Einsteinit dhe në supozime të thjeshtuara (si homogjeniteti dhe izotropia e hapësirës). Ekuacionet kryesore u formuluan nga Alexander Friedmann. Pasi Edwin Hubble zbuloi në vitin 1929 se distancat në galaksitë e largëta janë në proporcion me kuqësinë e tyre, po ashtu e sugjeruar nga Lemaître në vitin 1927, ky vëzhgim u mor për të treguar se të gjitha galaktikat dhe grumbullimet yjore të largëta kanë një shpejtësi të dukshme (shpejtësia e një vale në një drejtim të caktuar) drejtpërdrejt larg nga pika jonë e vëzhgimit: sa më larg, aq më e lartë është shpejtësia e dukshme. Nëse distanca ndërmjet grumbullimeve të galaktikave është duke u rritur sot, gjithçka duhet të ketë qënë më afër bashkë në të shkuarën. Kjo ide është konsideruar se ka ndodhur mbrapa në kohë në temperature dhe dendësi ekstreme, dhe përshpejtues të mëdhenj grimcash janë ndërtuar për të eksperimentuar dhe testuar në këto kushte, duke rezultuar në konfirmimin e teorisë, por këta përshpejtues grimcash kanë aftësi të kufizuara për të kontrolluar kaq energji të madhe. Pa asnjë provë për çastin më të herët të zgjerimit, teoria e Big Bangut nuk mund dhe nuk jep ndonjë shpjegim për një gjendje të tillë fillestare; përkundrazi, ai përshkruan dhe shpjegon evolucionin e përgjitshëm të Universit që nga ai cast. Bollëku I observuar I elementëve dritorë pothuajse lidhen me parashikimet e llogaritura për formimin e këtyre elementëve në minutat e para të ftohjes së Universit, e detajuar në mënyrë logjike dhe sasiore sipas nukleosintezës së Big Bangut. Fred Hoyle kreditohet për vendosjen e emrit për termin BIg Bang gjatë një transmetimi në radio në vitin 1949. Raportohet se Hoyle, që favorizonte një model kozmologjik alternative të"gjendjes së qëndrueshme", e kreu me qëllim këtë për të qenë përbuzëse, por Hoyle e mohoi këtë qartësisht dhe tha se ishte për të bërë një dallim midis dy modeleve. Hoyle më vonë ndihmoi mjaft në përpjekjet për të kuptuar nukleosintezën yjore, shtegu bërthamor për të ndërtuar element të rëndë të caktuar nga element më të lehtë. Pas zbulimit të rrezatimit në sfond kozmik të mikrovalëve në vitin 1964, dhe veçanërisht kur spektri I tij (p.sh., sasia e rrezatimit e matur në secilën gjatësi të valëve) skicoi një kurbë të një trupi të zi (kur themi trup I zi, kemi parasysh një trup që thith të gjithë rrezatimin elektromagnetik), shumica e shkenvëtarëve ishin të bindur se provat se ca nga skenari I Big Bangut të Madh mund të ketë ndodhur.

Dhjetë vjet më vonë, Alexander Friedmann, një kozmolog dhe matematikan rus, nxorri ekuacionet e Friedmanit prej ekuacioneve të Einsteinit në relativitetin e përgjithshëm, duke treguar se Universi mund të jetë duke u zgjeruar në contrast me modelin e Universit static të mbrojtur nga Einsteini në atë kohë.Teoria e Big Bangut u zhvillua prej vëzhgimeve në strukturën e Universit dhe nga konsiderata teoretike. Në vitin 1912 Vesto Slipher mati për herë të parë spostimin e Doplerit të një "nebule spirale" (nebula spirale është një term i vjetërsuar i galaksisë spirale), dhe shpejt zbuloi se të gjitha këto nebula po largoheshin nga Toka. Ai nuk zotëronte implikimet kozmologjike të këtij fakti, dhe madje në atë kohë ishte shumë e diskutueshme nëse nebulat ishin spiral "universe ishujsh" jashtë Rrugës së Qumështit.

Në vitin 1924, matjet e Edvin Habëllit në distancat e mëdha në nebulën siprale më të afërt treguan se këto sisteme gjendeshin në galaktika të tjera.Duke nxjerrë pavarur nga ekuacionet e Friedmanit në vitin 1927, Georges Lemaître, një fizikant dhe prift katolik belg, parashikoi se largimi i nebulave vinte për shkak të zgjerimit të Univers

Topic: Big Bang

No comments found.

New comment