Zbulohen 3 planete te reja te tipit xhuxha, ashtu si Plutoni, Eris, Ceres, Haumea, dhe Makemake

27/06/2013 23:45


Objektet u zbuluan ne nje seksion te studiuar ne Brezin Kuiper, nje rajon i sistemit diellor qe fillon pertej orbites se Neptunit dhe shtrihet 8.2 miliardë kilometra nga Dielli. Astronomi Scott Sheppardi Institutit Carnegie të Uashingtonit, dhe koleget e tije, gjeten keto trupa duke perdorur teleskopin e Universitetin te Varshavës në Las Campanas në Kili.

Rajoni i dukshem i Brezit Kuiper nga hemisfera veriore e Tokes, eshte studiuar ne menyre te vazhdueshme, por deri ne kohet e fundit, mungesa e instrumenteve ka bere te pa mundur studimin nga hemisfera jugore.

Anketa e fundit beri te mundur gjetjen e 14 objekteve te reja ne Brezin Kuiper3 prej te cilave me nje madhesi te mjaftueshme per ti`u bashkuar xhuxhave fqinj, si PlutoniErisCeresHaumea, dhe Makemake

Duke vleresuar reflektimin e objekteve, Sheppard dhe koleget e tije arrijne te percaktojne madhesine e objektit. Objekti me i madh eshte rreth 620 kilometra ne diameter. Keto objekte misterioze kane madhesi te mjaftueshme per te qene te rrumbullaket.

Nga reflektimi rezulton se Plutoni dhe Eris jane te dyja rreth 2.333 kilometra. Me i vogli ne kategorine e xhuxhave eshte Ceres, rreth 487 kilometra) ne diameter. Per shkak se 14 objektet e gjetura jane shume larg dhe te vegjel, astronomet nuk jane akoma te sigurte nese keto te fundit jane sferike, qe te kene mundesi ti`u japin emrin dhe kategorine xhuxh.