Shkencëtarja: Alienet ekzistojne e ngjajne me kandilet e detit”

24/07/2013 22:21

Për këtë është e bindur britanikja Maggie Alderin-POcock, që jep versionin e saj mbi jetën jashtëtokësore
Alienët ekzistojnë dhe janë të ngjashëm me kandilët e detit. Për këtë është e bindur një shkencëtare e famshme britanike e hapësirës, doktoresha Maggie Alderin-Pocock mendon për krijesa që fluturojnë përmes reve të metanit, duke futur ushqime kimike nëpër gojët e tyre grykëse. Ndër të tjera, alienet e mbajnë veten lart të varur pëmes disa çantave të ngjashme me qepët dhe komunikojnë nëpërmjet pulsimeve të dritës.

Doktoresha Alderin-Pocock, një nga shkencëtare kryesore të kompanisë hapësinore evropiane Astrium, shpjegon: "Imagjinatat tona janë të lidhura me atë që shohim përreth dhe bindja konvencionale ka qenë se jeta ka nevojë për ujë dhe është bazuar në karbon. Por disa kërkues po bëjnë një punë entuziaste, duke luajtur me ide si ato të jetës së bazuar në forma silikoni. Mund të them se silikoni është direkt pas karbonit në tabelën periodike dhe për më tepër kanë disa ngjasime kimike. Dhe ëshjtë gjerësisht i disponueshëm në Univers. Prandaj ndoshta mund të imagjinojmë edhe struktura të ngjashme të ADN-së, por me silikon".

Mirëpo duhet thënë se alienët, sipas saj, me shumë mundësi do të vdisnin në Tokë, përderisa për ta do të ishte tepër gërryese atmosfera e oksigjenuar e me lagështirë. Ashtu siç nga ana tjetër, edhe njerëzit s'do të mund të mbijetonin dot mbi Titan. Bazuar në zbulimet e fundit e planeteve me orbita yjore, doktoresha gjithashtu beson se qytetërimi inteligjent jashtëtokësor mund të ekzistojë në galaksinë tonë, e njohur si "Rruga e Qumështit". Mirëpo janë shumë larg dhe duket shumë e vështirë të ketë një kontakt me to.