Shkencetaret e CERN mendojn se kanë thyer shpejtesin e drites

27/06/2013 23:44


Antonio Ereditato, zedhenes i grupit nderkombetar te studiuesve, tha se masat e marra ne 3 vitet e fundit treguan se neutrinot e pompuara ngaCERN prane Gjeneves, kane arritur 60 nanoseconda me shpejte se sa drita. Ne kemi besim te larte ne rezultatet tona, dhe kemi kontrolluar dherikontrolluar cdo gje qe mund te kete shtremberuar matjet tona, por nuk kemi gjetur asgje, tha ai.

Nese kjo konfirmohet, atehere zbulimi do te demtojne teorine e Albert Ajnshtajnit te relativitetit special, e cila thote se shpejtesia e drites eshtekonstante dhe se asgje ne nuk mund te udhetojne me shpejte ne univers se sa shpejtesia e drites. Teoria e Relativitetit ka me shume se 1 shekull qe eshte ne zemren e astrofizikanteve dhe eshte nga teorite me te studiuara dhe nje nga pikpamjet kryesore te ligjeve standarte te fizikes. Zbulimi u be komplet papritur pasi ne laboratorin e CERN po zhvilloheshe nje rutine kerkimesh te informacioneve te bera ne 3 vitet e fundit.

Nje total prej 15.000 rreze te neutrinove - (grimcat e vogla qe pershkojne kozmosin), jane hedhur gjate nje periudhe prej 3 vjetesh nga CERNdrejt Gran Sasso 730 km larg, ku jane kapur nga detektoret gjigand. Drita ka mbuluar distancen ne rreth 2.4 mij te sekondit, por neutrinotmoren vetem 60 nano sekonda - ose 60 miliard te sekondit me pak se sa rrezja e drites. Eshte nje ndryshim i vogel, tha Ereditato, i cili punon ne Universitetin e Bern te Zvicres. Gjetja eshte shume befasuese dhe per momentin te gjithe duhet te jene shume te kujdesshem ne perllogaritjet.Ereditato nuk pranoi te flase rreth impaktit qe mund te kete ky zbulim ne fizike. Ne jemi shkencetare tha ai dhe punojme me ate qe dime.

Kur nuk arrin ta shpjegosh dot vete fenomenin, atehere kerkon mendimin e komunitetit, tha ai. Shpejtesia e drites ne vakum prej 300.000 kilometrash ne sekonde njihet si me e madhja ne univers dhe zbulimet e shkencetareve ne Zvicer jane nje goditje e forte per boten e fizikes dhe vete teorise se relativitetit. Sipas Albert Ajnshtajnit levizja pertej shpejtesise se drites eshte e pamundur. Shkencetaret Amerikane dheJaponeze kane marre persiper te bejne te gjitha verifikimet perpara se ajo qe ndodhi ne Cern me grimat subatomike te deklarohet si nje zbulim i ri. Pjesa me e madhe e Fatashkences eshte e bazuar ne idene se, ne qofte se pengesa e shpejtesise se drites kapercehet, udhetimi ne kohe mund te behet teorikisht i mundur