Misioni i NASA`s ''Kepler'', zbuloi 3 planete te vegjel

27/06/2013 23:58


Duke perdorur te dhena nga misioni i Keplerit ne agjensine hapesinore te NASA-sAstronomet arriten te zbulojne 3 planete te vegjel te cilat rrotullohen rreth nje Ylli pertej Diellit tone. Fakti kryesor eshte se 3 planetet e porsagjetur jane me te vegjlit te gjetur ndonjehere qe nga fillimet e kerkimeve. Planetet rrotullohen perreth nje ylli te quajtur koi-961, dhe kane nje rreze prej rreth 0,78, 0,73 dhe 0,57 te rrezes se Tokes. Planeti me i vogel nga 3 te zbuluarit, ka madhesine e Marsit.

Te 3 planetet mendohen te jene shkembore, ashtu si Toka, por ne orbite shume te afert me yllin e tyre, duke i bere ato shume te nxehte per te mbeshtetur zhvillimin e jetes e cila eshte rajoni ku uji i lengshem luan nje rrol te rendesishem. Nga me shume se 700 planete te konfirmuar rreth yjeve, vetem nje pjese e vogel jane shkembore.

Astronomet sapo kane filluar te konfirmojne mijera planete kandidate te zbuluar nga Teleskopi Keplertha Doug HudginsShkencetar i Keplerit ne Uashington. Gjetja e nje planeti te vogel si Marsi, eshte e mahnitshme, dhe le te kuptohet se atje jane shume me teper planete shkembore se sa ne kemi zbuluar gjith keto kohe.

Kepler i vazhdon kerkimet per planete te reja dhe monitoron vazhdimisht me shume se 150.000 yje te mundshem, duke pritur qe planetet te kalojne tranzit para yjeve te tyre. Zbulimi i fundit erdhi nga nje ekip i kryesuar nga Astronomet e Institutit te Teknologjise ne Pasadena, Kaliforni. Ekipi perdori te dhenat e leshuara publikisht nga misioni Kepler, se bashku me vezhgimet nga Observatori Palomar, ne afersi te San Diegos, dheObservatori WM Gogesij Mauna Kea ne Hawaii. Me rishikimet e te dhenave, ekipi beri nje zbulim dramatik, i cili hodhi poshte madhesine e dhene nga keto informacione, dhe arriti te korigjoje madhesine e 3 planeteve te rinj.

Te 3 planetet e zbuluar jane shume afer me yllin e tyre, duke mare me pak se 2 dite per te plotesuar orbiten rreth tij. Koi-961 eshte nje yll Xhuxh i Kuq me diameter sa 1/6 e Diellit tone, duke e bere ate vetem 70 % me te madh se Jupiteri

Ky eshte sistemi me i vogel diellor qe eshte gjetur deri me tani, tha John Johnson, hetuesi kryesor i Institutit te NASA-s ne Institutin e Teknologjise ne Pasadena, Kaliforni. Zbulimi eshte nje prove e metejshme e diversitetit te sistemeve planetare ne galaktiken tone, tha ai.Xhuxhat e Kuq jane llojet me te zakonshem te yjeve ne galaktiken tone, Rruga e Qumshtit. Zbulimi i 3 planeteve shkembore rreth nje Xhuxhi te Kuq sugjeron se galaktika jone mund te jete e mbushur me planete te ngjashem shkembore.

Keto lloje sistemesh mund te jene kudo ne Univers, tha Phil Muirhead, autori kryesor i studimit nga Caltech. Kjo eshte nje kohe me te vertete emocionuese per gjuetaret e planeteve, shtoi ai.

Ne dhjetor te vitit 2011, shkencetaret konfirmuan zbulimit e pare te nje planeti i cili ndodhej ne zonen e banueshme rreth nje ylli. Ky planet eshte2.4 here me i madh se Toka dhe quhet Kepler-22b. Pak me vone, ekipi njoftoi zbulimin e 2 planeteve te madhesise se Tokes, te cilat rrotullohen rreth nje Ylli te ngjashem me Diellin, te quajtur Kepler-20e dhe Kepler-20F.

Per zbulimin e fundit, ekipi vleresoi madhesine e 3 planeteve te quajtur, (KOI-961.01, KOI-961.02 dhe KOI-961.03), me ndihmen e nje ylli te mire-studiuar, i quajtur Ylli Barnard, i cili eshte nje binjak i yllit KOI-961. Duke kuptuar me mire yllin Koi-961, shkencetaret mund te percaktojne madhesine e planeteve me nje precizion te sakte.