Merkuri: Te dhenat e reja nga anija Messenger - 2013

06/07/2013 22:03


Vetem 6 muaj ne orbiten e Merkurit Anija MESSENGER i ka treguar shkencetareve se Merkuri nuk perputhet me teorite e dhena. Materiali ne siperfaqen e tij ndryshon nga perberja e planeteve te tjera tokesore dhe pamjeve nga anijet e kaluara ne keto planete duke vene keshtu ne pikepyetje teorite aktuale per formimin e Merkurit. Fusha e tij magnetike eshte ndryshe nga cdo planet tjeter ne Sistemin Diellor, dhe ka perhapje te madhe vullkanike ne rajonin e polit te veriut e cila mbulon rreth 6 % te siperfaqes se Merkurit. Keto surpriza dhe disa detaje te tjera jane publikuar ne shtate gazeta ne nje seksion te vecante kushtuar ceshtjes se shkences me 30 Shtator 2011.

Matja e siperfaqes se Merkurit me ane te sistemit X-ray dhe Spektometrit Gama Ray zbuloi nje bollek te konsiderueshem te squfurit dhe kaliumit, dicka e pa parashikuar me pare. Historia duhet te kthehet mbrapa per sa i perket formimit te Merkurit. Anija Messenger konfirmoi se siperfaqa e Merkurit ka depozita vullkanike ne siperfaqe. Te dhenat e reja nga treguan një hapesire ​​te madhe vullkanike ne siperfaqe e cila rrethon rajonin e polit verir te planetit. Depozitat paraqiten ne menyre tipike si llava permbytese qe formohen ne toke nga shperthimet vullkanike. Anija MESSENGER tregoi detaje komplet ndryshe nga ato qe shkencetaret prisnin ne te dhenat e derguara. Imazhet tregojne se disa kratere jane shume te ndritshme dhe kane ngjyre blue , disi te ndryshme nga kreteret tjere ne Merkur. Analizat e imazheve tregojne se keto kratere jane te formuara ne kohen e tanishme pra ne ate aktuale.

Toka Jupiteri Saturni Urani dhe Neptuni kane fushe te preceptuar magnetike por anija Messenger tregoi se fusha e dobet magnetike e Merkurit eshte e ndryshme, dhe shperndarja e elektroneve energjik ne fushen magnetike nuk perputhet me ate qe eshte e njohur si Brezi Rezatimit Van Allen. Fusha magnetike e ekuatorit eshte gjithashtu shume ne veri te ekuatorit gjeografik te planetit. Fusha e brendeshme magnetike eshte e vendosur rreth 480 km ne veri te qendres se planetit. Anija Messenger gjithashtu zbuloi Helium Ions ne te gjithe magnetosferen e Merkurit.

Humuluesit thone se Heliumi ka ardhur nga Dielli dhe ereat Diellore kane bere te mundur perhapjen e elementit ne siperfaqen e Merkurit dhe shperndarjes ne te gjitha drejtimet. Magnetosfera e dobet Merkurit nuk ofron shume mbrojtje nga ererat Diellore. Teorite e mepareshme tregojne se Merkuri eshte i njejte si Hena e Tokes por te dhenat e fundit treguan dicka komplet ndryshe. Messenger i tregoi shkencetareve se Merkuri eshte komplet ndryshe nga Hena pothuajse ne te gjitha drejtimet dhe nuk eshte ashtu sic eshte pershkruar ne libra. 

Ne 17 Mars te 2013 Messeger kompletoi me sukses nje vit te plote ne missionin perrreth ne orbiten e Merkurit duke ndertuar te dhena dhe evidenca te reja nga misionet e kaluara. Sot ekipi eshte i gatshem te filloje nje mision te dyte me te zgjeruar i cili premton shume ne sigurimin e te dhenave dhe vezhgimeve te reja ne sipërfaqen e Merkurit dhe ne brendesine e tij.