Jetë në Mars?! Nasa zbulime të reja

06/07/2013 22:08



Në planetin e Marsit është gjetur metan në atmosferë dhe kjo ndoshta është shenja se në këtë planet ka jetë. 
Gazi mund të vijë si rrjedhojë e aktivitetit gjeologjik apo edhe atij biologjik, duke qenë se dhe në tokë ekzistojnë baktere të cilat prodhojnë metan. Kjo është teza e mbështetur nga shkencëtaret e Goddard Space Flight Center të Nasa publikuar ne revistën prestigjioze “Science”.

Sipas shkenctarëve ekziston mundësia e pranisë së jetës mikrobiologjike nën sipërfaqën e marsit. Prodhimi më i madh i metanit në tokë bëhet nga sistemet organik.