Zbulohet planeti i ndriçuar nga dy diej

24/07/2013 22:23

 

Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një sistem diellor, në të cilin zënë vend dy planetet që sillen rreth dy yjeve, transmeton Start njoftimet. Njëri nga planetet i ndodhur 4 mijë e 900 vite dritë larg Tokës përmban kushte të përshtatshme jetese për shkak të largësisë ndaj dy yjeve.Sistemi diellor me dy planete dhe dy yje i quajtur ‘Kepler-47’ i zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s është pjesë e grupit të yjeve Mjelmë. Yjet sillen rreth njëri-tjetrit për 7,5 ditë. Njëri yll ngjason shumë me planetin tonë dhe është i ndritshëm sa 84 % e Diellit. Ndërsa ylli tjetër është sa një e treta e Diellit dhe ndriçon sa 1 % e tij.

Planeti ‘Kepler -47’ është një planet me kushte të pështatshme jetese pra përmban burime uji. Planeti sillet për 303 ditë rreth dy yjeve. Ky gjigand 3 herë më i madh se Neptuni mendohet të jetë i veshur me re të krijuara nga avulli i dendur i atmosferës. Por sigurisht thuhet se ky planet mund të jetë njëkohësisht dhe një gjigand i madh gazrash dhe i papështatshëm për të jetuar. Ndërsa planeti tjetër ‘kepler-47 b’ zotëron një periudhë orbitale më të shkurtër, më pak se 50 ditë. Është i mbuluar me një re metani për shkak të ashpërsisë së atmosferës dhe cilësohet si një planet i mërzitshëm.

“Ne arritëm në përfundimin se ekzistojnë edhe sisteme të tjera të përbëra nga disa yje ndryshe nga sistemi ynë diellor që përbëhet nga një yll. Tani po zbulohen planete me kushte të përshtatshme jetese të cilat sillen rreth dy yjeve”, u shpreh Ëilliam Borucki nga qendra kërkimore Ames e Nasa-s në California.

Sistemi i jashtëzakonshëm diellor tregon qartë se mund të ekzistojnë dhe shumë planete që sillen rreth dy yjeve dhe jo vetëm kaq ai mund të cilësohet dhe si një zbulim historik përsa i përket paraqitjes së llojshmërisë së planeteve në hapësirë.